Nesër interpelanca e Hotit për Liqenin e Ujmanit

17:55 | 17 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë dy seanca plenare, njëra do të fillojë nga ora 09:30 dhe tjetra nga ora 11:00.

Në seancën e parë njëra nga pikat e rendit të ditës do të jetë votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.

Ndërsa, në seancën e dytë do të ketë interpelancë për Avdullah Hotin të thirrur nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, për çështjen: “Përfshirja dhe ndarja e Liqenit të Ujmanit me Serbinë në dokumentin e zotimeve të 4 shtatorit 2020”.

Rendi i ditës

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

4. Interpelanca me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetit Liburn Aliu, mbështetur edhe nga 6 deputetë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes ​Vetëvendosje për çështjen: “Përfshirja dhe ndarja e Liqenit të Ujmanit me Serbinë në dokumentin e zotimeve të 4 shtatorit 2020”,

5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 07/L-029 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-089 për deminim humanitar,
6. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2019,

7. Shqyrtimi i Kërkesës së Fondit të Kursimeve Personale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2021,

8. Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2019,

9. Shqyrtimi i Raportit Vjetor i Komisionit për Ndihmë Shtetërorë për vitin 2019.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme