Nesër inaugurohet Parku Teknologjik “Tech Park Prishtina”

15:12 | 11 Tetor 2023
K.B

Ministria e Ekonomisë njofton se nesër do të inuagrohet Parku Teknologjik “Tech Park Prishtina”.

Park ky i cili synon të ndikojë në një gamë të gjerë të përfituesve, drejtpërdrejt dhe tërthorazi siç janë kompanitë e TIK-ut, startup-et e maturuara, profesionistët, studentët e TIK-ut dhe institucionet e hulumtimit.

Në komunikatën për media nga kjo ministri bëhet e ditur se janë ndarë afër 1.2 milionë euro për krijimin dhe funksionalizimin e Parkut të Teknologjisë Digjitale, “Tech Park Prishtina”, kurse Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) i ka dhënë Shoqatës për teknologji Informative dhe të Komunikimit të Kosovës (STIKK) hapësirën në shfrytëzim për 5 vite, për inovacion dhe ndërmarrësi, shkruan Arbresh.info

Në njoftim bëhet e ditur gjithashtu se inuagrimi do të bëhet me fillim nga ora 12:30, në Bërnicë, Komuna e Prishtinës

Agjenda:

12:30 – 12:40 – Regjistrimi

12:40 – 13:10 – Fjalimet hyrëse:

– Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës

– Artane Rizvanolli, Ministre e Ekonomisë

– Rozeta Hajdari, Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë

– Eva Palatova, Zëvendësshefe e Zyrës së BE-së në Kosovë

– Vjollca Çavolli, Drejtoreshë Ekzekutive e Shoqatës për Teknologji Informative dhe Komunikim të Kosovës (STIKK)

13:10 – 13:15 – Ceremonia e prerjes së shiritit

13:15 – 13:35 – Vizitë në hapësirat e brendshme të Parkut Teknologjik

13:35 – Koktej rasti

Të ngjashme