Google ADS

Nesër inaugurohet parkingu solar të Prishtinës në Parkun e Gërmisë

16:19 | 25 Mars 2024
E.G

Qyteti i Prishtinës ka njoftuar se nesër do të bëhet inaugurimi i mbulojës artistike solare të parkingut në Parkun e Gërmisë.

Sipas njoftimit, ky projekt thekson hapat e Prishtinës në përmirësimin e dizajnit urban, përshtatjes klimatike dhe efikasitetin e energjisë, shkruan Arbresh.info.

“Pika kryesore e kësaj ngjarjeje është hapja e projektit “Prishtina Solar Parking”, një iniciativë inovatore për të instaluar përafërsisht 36.4 KË panele solare fotovoltaike, duke nxitur mobilitetin e gjelbër dhe mbrojtjen e mjedisit. Ky projekt, që përfaqëson një investim prej 50,000 €, pritet të zvogëlojë emetimet e CO2 përafërsisht me 44.7125 tonë në vit, duke vendosur një precedent për zhvillimin e qëndrueshëm në mbarë Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor.”, thuhet në njoftim.

Agjenda:

26 mars, Prishtinë

Koha: 13.30-14.00, në Parkun e Gërmisë, Prishtinë.

Vendndodhja e saktë: Kliko këtu Parkingu i pishinës së Gërmisë

13.30-13.40 – Fjalë përshëndetëse nga Kryetari i Komunës së Prishtinës, Z. Përparim Rama

13.40-13.50 – Shefja e Seksionit Politik në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, Znj. Annacarin Platon

13.50-14.00 – Shefja e Bashkëpunimit Zhvillimor në Ambasadën Gjermane në Kosovë, Znj. Vera Baumann

14.00 – Shfaqja e videos përmbledhëse

Komuna njofton se Projekti i Parkut të Gërmisë është një nga 10 projektet e vogla të zbatuara në kuadër të “BE për tranzicion të energjisë: Konventa e Kryetarëve të Komunave në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi”, bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), zbatuar nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH në Ballkanin Perëndimor.

Projekti i Parkut të Gërmisë është i bashkë-financuar nga Komuna e Prishtinës dhe i mbështetur nga Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK)./Arbresh.info/

Të ngjashme