Nesër inaugurohet objekti i ri i Fakultetit të Edukimit dhe Fakultetit të Filologjisë në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren

15:47 | 20 Dhjetor 2023
K.B

Nesër do të bëhet inaugurimin e objektit të ri të Fakultetit të Edukimit dhe Fakultetit të Filologjisë në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.

Pritet të marrin pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi

Inaugurimi bëhet nesër, në ora 11:30.

Ministrja Nagavci dhe zëvendësministri Kelmendi më pas do të vizitojnë Qendrën Burimore “Nënë Tereza” në Prizren, me ç’rast do të ndajnë dhurata simbolike (mjete mësimore) për nxënësit e kësaj Qendre.

Vizita në Qendrën Burimore do të bëhet në ora 13:00./Arbresh.info/

Të ngjashme