Nesër IKD publikon raportin “Kuvendi i dështimeve: Raport i monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2023”

16:24 | 25 Prill 2024
E.G

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) me përkrahje të Rockefeller Brothers Fund (RBF) nesër do të mbajë konferencë për media në të cilën do të publikohet raporti “Kuvendi i dështimeve: Raport i monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2023.

Konferenca do të mbahet nesër nga ora 10:00-11:00, shkruan Arbresh.info.

Sipas njoftimit, ky raport përfshin gjetjet, vlerësimet dhe rekomandimet si rezultat i monitorimit sistematik të bërë në Kuvendin e Kosovës.

Agjenda

10:00 – 10:05              Znj. Shqiponjë Gashi, Hulumtuese – Instituti i Kosovës për Drejtësi

10:05 – 10:20                  Z. Naim Jakaj, Hulumtues i Lartë – Instituti i Kosovës për Drejtësi

10:20 – 10:50              Pyetje nga gazetarët/Arbresh.info/

Të ngjashme