Nesër i jepet lamtumira e fundit futbollistit kosovar, Erjon Morina.
Kjo është bërë e ditur nga familjarët e tij, përmes një njoftimi në Facebook.
Postimi i plotë i babait të tij:
Të nderuar familjarë, miq, shoqëri e kolegë,
Ju njoftojmë se sot u perjetesua djali ynë i dashur Erjon Morina (16.07, 2002-12.12, 2024)
Me 24 tetor 2024 pas një problemi ne zemër gjatë stervitjeve në FC Vushtria ne Vushtrri, pasi u rrezua dhe humbi vetedijen, Erjoni u transportua ne Qendren Klinike Universitare ne Prishtinë dhe deri me sot qendroi në komë të rëndë.
Pas perpjekjeve të vazhdueshme të stafit te Intenzives në Kardiokirurgji, Erjoni sot iu dorezua botes tjeter, Allahu e meshirofte!
Familja ju njofton se varrimi do të behet neser, me date 13 dhjetor 2024 në oren 14:00 në lagjen Mzezet në fshatin Drenovc te Malishevës.
Ngushellimet nesër para varrimit do bëhen ne fshat (Drenovc).
E pamja do te vazhdoi nga data 14.12.-16-12.2024 (3 ditë) në lagjen “Qëndresa”, Rruga Sefedin Vitia Veternik, Prishtine!
Falenderoj nga zemra te gjithë stafin e Intenzivës së QKUK-së që luftuan së bashku me ne dhe Erjonin deri ne minutën e caktuar nga Zoti!
I falenderoj te gjithe njerzit ne Kosovë dhe jashtë saj që parreshtur janë lutur gjatë gjithë kohes per Erjonin.
Zoti e deshi me shume se ne, dhe ai u kthye te i gjithfuqishmi, inshalla e takojme në lulet e xhenetit.
Kumbaro shpërndan artikullin e ‘Travel News’: Ed...
SHBA, përkrahje me kusht qeverisë së ardhshme të Sirisë
Osmani takon mikun e shqiptarëve në Washington, Pete Session...
UEFA e gjobit FSHF-në pas incidenteve në ndeshjen ndaj Çekis...
Gjesti puth Rovenën, ja reagimi i Xhenetës
Bislimi priti në takim përfaqësuesit e Këshillit Ndërkombëta...