Nesër (e hënë) do të varrosen dy personat që humbën jetën nga aksidenti mes një treni dhe një furgoni në fshatin Krushevë e Madhe në Komunën e Klinës.
Sipas familjarit, Curr Gjocaj varrimi do të niset në ora 13:30 nga Gasallhoneja ndërsa varrimi në ora 14:00 në varrezat e qytetit të Pejës, shkruan Arbresh.info.
“Varrimi i çiftit FAHRI dhe VLORA (të cilët me datë 09.03.2024 humbje jetën tragjikisht) do të bëhet ditën e hënë, datën 11.03.2024. Funerali niset në ora 13:30 nga Gasallhone-ja ndërsa varrimi në ora 14″00 në varrezat e qytetit të Pejës”, shkruan familjari.
“E pamja do të jetë më datat 12 dhe 13 mars 2024 dhe fillon në ora 08″00 deri 12″00 në fshatin Baballoq, komuna e Deçanit dhe do te vazhdon pas iftarit nga ora 18″00 deri në ora 20:00 në qytetin e Pejës. Vendi i të pamës në qytetin e Pejës, do te njoftohet nesër në ceremoninë e varrimit. Në emer të familjes ,GJOCAJ dhe GORANI.”, përfundoi ai./Arberesh.info/
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...