Nesër do të hapet ekspozita “Ukraina: Një Krim Lufte”, e prodhuar nga FotoEvidence, me mbështetje nga Open Society Foundations – Ëestern Balkans, në bashkëpunim me Qendrën Barabar.
Hapja e ekspozitës fillon në orën 19:00, më 29 prill, në Qendrën Barabar (Grand Hotel, kati 4), shkruan Arbresh.info.
Sipas njoftimit, në këtë ekspozitë do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Në hapje të ekspozitës do ketë fjalë rasti nga:
Znj. Svetlana Bachevanova – kuratorja e ekspozitës nga FotoEvidence
“Ekspozita rrjedh nga libri me të njëjtin titull botuar nga FotoEvidence, i cili përfshin mbi 360 fotografi nga 93 fotoreporterë dhe rrëfime të dëshmitarëve që hedhin dritë mbi pushtimin rus.”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Arbresh.info/
Sulmohet nga forcat ruse edhe ambasada e Maqedonisë së Veriu...
Qeveria amerikane rrezikon mbyllje të pjesshme në mesnatë
Dy persona kanë qëlluar në drejtim të policisë në Dibër
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, deri në 40 minuta pritje te ...
Abdixhiku takon 150 bizneset më të mëdha në Kosovë
Ambasada e Shqipërisë në Kiev dëmtohet nga sulmet ruse