Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese pritet të mblidhen nesër në një seancë dëgjimore për të shqyrtuar kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për vlerësimin e kushtetutshmërisë së votës së deputetit Ehtem Arifi në formimin e Qeverisë Hoti.
Sipas njoftimit të kësaj gjykate, seanca do të mbahet në ora 10:00 dhe do të transmetohet online përmes platformës Zoom, për shkak të masave anti-Covid,raporton arbresh.info.
“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës do të mbajë seancë dëgjimore publike, të mërkurën, më 2 dhjetor 2020, duke filluar nga ora 10:00, në të cilën do të shqyrtohet kërkesa KO95/20, që për objekt të shqyrtimit ka: “Vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës Nr. 07/V-15, të miratuar më 3 qershor 2020, përkitazi me zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, që nga muaji qershor, menjëherë pas votimit të qeverisë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV kishte dorëzuar kërkesën për antikushtetuetshmërinë e pjesëmarrjes dhe të votimit të deputeti Etem Arifi, për Qeverinë Hoti, në Gjykatën Kushtetuese.
Sipas VV-së, provat dëshmojnë qartazi se deputeti Etem Arifi është dënuar me aktgjykim të formës së prerë dhe për rrjedhojë ka humbur mandatin e deputetit./arbresh.info/
Njoftimi i plotë:
Njoftim përkitazi me mbajtjen e seancës dëgjimore publike më 2 dhjetor 2020
Për shkak të rrethanave të krijuara si rrjedhojë e pandemisë COVID-19, seanca dëgjimore publike do të mbahet nëpërmjet video-konferencës (online), përmes platformës Zoom.
Gjykata ka ndërmarrë të gjitha masat adekuate dhe në përputhje me udhëzimet e institucioneve shëndetësore për mbarëvajtjen e punës së gjyqtarëve gjatë seancës dëgjimore.
Të gjitha mediat dhe palët e tjera të interesuara do të mund ta ndjekin seancën dëgjimore drejtpërdrejt duke klikuar në linkun: http://gjk-ks.org/live-streaming/.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?