Nesër fillon qarkullimi i linjës Prishtinë-Aeroport

17:36 | 30 Prill 2019
Arbresh.info

Prej nesër do të filloj qarkullimi i linjës së transportit Publik Prishtinë- Aeroport – Prishtinë.

Këta e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, shkruan arbresh.info.

Ahmeti përmes një postimi në facebook ka shkruar se çmimi i biletës do të jetë 3 euro.

“Prej nesër (1 maj) fillon linja e rregullt e Transportit Publik Prishtinë – Aeroport – Prishtinë. Nisja nga Prishtina dhe Aeroporti do të jetë çdo orë duke filluar nga ora 03:00 e mëngjesit dhe çmimi i biletës do të jetë 3 euro”, ka shkruar ai.

I pari i komunës së Prishtinës ka shtuar gjithashtu se autobusët do të qarkulloj edhe në qendër të qytetit.

“Nisja është nga Stacioni i Autobusëve dhe Autobusi do të niset deri në qendër për ti mbledhur udhëtaret në rrugën Xhorxh Bush te Katedralja dhe te Pallati i Rinisë”, ka përfunduar ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme