Të premten, më 19 qershor 2020, Kuvendi i Republikës së Kosovës hap punimet e Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).
Konferenca ndërkombëtare, me temën “Të jesh në hap me Evropën”, do të zhvillojë punimet online, nga ora 9:30 – 16:30 (shihni bashkangjitur agjendën dhe listën e pjesëmarrësve).
Konferenca do të transmetohet në televizionin publik, në uebfaqen e Kuvendit dhe kanalin zyrtar të Kuvendit në youtube, nëpërmjet Livestrem.
Po ashtu, të gjitha mediave do t’u dërgohet linku i transmetimit.
Punimet e konferencës do të jenë në gjuhën angleze (gjuhë zyrtare e SEECP).
Agjenda:
ASAMBLEJA PARLAMENTARE E PROCESIT TË BASHKËPUNIMIT TË EVROPËS JUGLINDORE
PBEJL bashkëpunimi rajonal për BE-në dhe MUA
KRYESIMI NË DETYRË I PBEJL-SË 2019-2020
Konferenca Ndërkombëtare: Të jesh në hap me Evropën?
E premte, 19 qershor 2020
PRISHTINË
AGJENDA
9.30 – 10.00 Hapja e Konferencës
Sh.S. dr. Vjosa Osmani Sadriu, Kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës
Znj. Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së
Znj. Fitore Pacolli Dalipi, Kryetare e Komisionit të Përhershëm të AP-së së PBEJL-së
10.00 – 12.30 Qasje e re ndaj procesit të anëtarësimit: a do të ndryshojë dinamika?
Moderatore: Fitore Pacolli, Kryetare e Komisionit të Përhershëm të AP-së së PBEJL-së
Diskutimet në panel:
Znj. Viola von Cramon-Taubadel (euro deputete), Raportuese e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian për Kosovë
Z. Aidan Hehir, Drejtor i Departamentit për Politikë dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Universiteti i “Wesminster”, Londër
Znj. Vesna Pusić, Sociologe kroate dhe politikane, ish Zëvendës Ministre e Parë të Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane, Zagreb
Z. Bodo Weber, Këshilli i Politikës së Demokratizimit, Berlin
Dr. Bekim Baliqi, Profesor i Asociuar në Departamentin për Shkenca Politike, Universiteti i Prishtinës
Prof. Dr. Çiğdem Nas, Sekretar i Përgjithshëm i Fondacionit për Zhvillim Ekonomik (IKV). Ankara
12.30 – 13.00 Pauzë
13.00 – 14.30 Shndërrimi i humbjes në fitore: Në kërkim të politikave dhe praktikave më të mira përmes iniciativave dypalëshe dhe shumëpalëshe në promovimin e kthimit dhe migrimit qarkor të personave tejet të kualifikuar.
Moderator: Jeton Mehmeti, Instituti GAP
Prezantimi i raportit mbi gjetjet e anketës: “Emigrimi i fuqisë punëtore të Kosovës në Gjermani” – Nora Lafiti Jashari, Drejtoresh në Institutin GAP
Diskutime në panel:
Znj. Tanja Miscevic, Zëvendës Sekretare e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (KBR)
Znj. Mary Gilmartin, profesoreshë në Universitetin “Maynooth”, Irlandë
Z. Ragmi Mustafa, Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Bujanovc
Z. Bernard Zeneli, Shef i Hulumtimeve – Instituti për Ndryshim dhe Lidership, Shqipëri
Dr. Franz Kok, Universiteti i “Salzburg”, Salzburg
14.30 – 14.45 Pauzë
14.45 – 16.30 Marrëveshja e Gjelbër Evropiane pas Covid-19: Çfarë ka në të për Evropën Juglindore?
Moderatore: Fitore Pacolli, Kryetare e Komisionit të Përhershëm të AP-së të PBEJL-së
Diskutime në panel:
Z. Thomas Waitz, euro deputet Grupi i Gjelbër/Aleanca e Lirë Evropiane
Z. Viktor Berishaj, Koordinator i politikave të klimës dhe energjisë për Evropën Juglindore në “Climate Action Network” (CAN) Evropë, Bruksel
Z. Ulrich Eichelman, “RiverWatch”, Vjena
Z. Simon Ilse, “Heinrich Boll Stiftung”, Shef i Zyrës në Beograd
Znj. Rinora Gojani, “Balkan Green Foundation”, Prishtinë
Trump e zgjodhi këshilltar për sigurinë kombëtare, reagon Mi...
“Ujku i Çeliktë” – Kurti: Më shumë investim në ushtri,...
Gjenden të vdekur tre fëmijë në Francë, policia në kërkim të...
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një meg...
SHBA ndalon linjat ajrore të fluturojnë në Haiti pasi dy avi...
Të paktën 15 të vdekur nga përplasja e të burgosurve në burg...