Nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë, nesër më datë 25 nëntor 2024, fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.
Për shënimin e kësaj fushate, do të marrin pjesë edhe kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, transmeton Arbresh.info
Aktivitetet kryesore për datën 25 nëntor 2024:
1. Shënimi i fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, ku merr pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu;
Ora:18:15 Vendi: Modelariumi i Fakultetit të Arkitekturës;
2. Ora e parë e mësimit në Shkollën “Ahmet Gashi” – ku merr pjesë Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci;
Ora:08:50, Vendi: Shkolla e mesme e lartë “Ahmet Gashi”;
Aktivitetet e hapura:
3. Klinika Mobile për Komunitetet jo shumicë- Ora : 10:00, Vendi: Gjakovë;
4. Thyerja e heshtjes: Fuqizimi i Zërave nga Italia dhe Kosova kundër dhunës ndaj grave- Ora:11:00, Vendi : Ambasada e Italisë;
5. Pikturimi i transformatorëve me ngjyrë portokalli – Ora : 11:00, Vendi: Rr. Karl Gega -Prishtinë;
6. Lansimi i 1 milion shishe uji me llogon “Sot dhe Çdo Ditë Tjetër” – Ora: 14:30 , Vendi: Ministria e Drejtësisë;
7. Lansimi i Pullës Postare “Sot dhe Çdo Ditë Tjetër” – Ora: 15:00, Vendi: ZKM P32;
8. Lansimi i faturave të KEDS me llogon “Sot dhe Çdo Ditë Tjetër./Arbresh.info
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...