Nga nesër do të fillojë faza e pestë e dezinsektimit hapësinor në Prishtinë, prej orës 20:00, ndërsa hudhja e larvicideve do të bëhet gjatë ditës së nesërme dhe të premtën duke filluar prej orës 09:00.
Kështu bëri të ditur, faqja e Kryeqytetit në Facebook ku është njoftuar edhe mbi planin e operimit me kamioneta ULV gjenerator sipas lagjeve.
“Ju njoftojmë që dezinsektimi hapësinor në Kryeqytet, faza e pestë për vitin 2023, fillon me datën 17.08.2023, prej orës 20:00, ndërsa hudhja e larvicideve me datë 17.08.23 dhe 18.08.2023, duke filluar prej orës 09:00 sipas planit dinamik të operimit.”, thuhet në njoftim.
“Dezinsektimi Hapësinor KK Prishtinë 2023,
FAZA 5-të, GUSHT, 2023
PLANI DINAMIK I OPERIMIT ME KAMIONETA ULV GJENERATOR SIPAS LAGJEVE:
Dita 1: AKTASH, QËNDRESA HOME, SWISS VILAGE, PARKU I QYTETIT, QYTETËZA PEJTON, LAKRISHTË, VELLUSHE, BLLOQET-SHTËPIA E PLEQËVE, LAGJA E MUHAXHERËVE, TOPHANE, VNESHTAT, QENDRA E QYTETIT, MRAMOR”, njofton Komuna.
Tutje, komuna lut për mirëkuptim nëse do të ketë ndryshim të datave, pasi sipas Komunës, aktiviteti është I varur nga kushtet atmosferike./Arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...