Google ADS

Nesër e pasnesër në Kosovë pritet të bjerë shi

23:05 | 2 Prill 2019
Arbresh.info

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar për parashikimin e motit për të mërkurën dhe enjten.

Në njoftim thuhet se do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

“Në fushat barike pritet të ketë luhatje të ndjeshme, duke ndikuar në ndryshimin e kushteve meteorologjike. Vranësirat do të fuqizohen gjatë ditës dhe vende-vende do të krijojnë kushte për reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar”, thuhet në njoftimin e IHMK-së, transmeton Koha.net.

Tutje thuhet se temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë mesatare deri e fortë me shpejtësi maksimale deri 11m/s”, përfundon njoftimi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme