Nesër në aeroportin ndërkombëtarë të Prishtinës do të vijë një aeroplan me udhëtarë.
Aeroplani do të vijë nga Zurich-i ndërsa pritet të mbërrij në orën 09:00, shkruan arbresh.info.
Në njoftimin e aeroportit thuhet se nga Prishtina do të nisen dy aeroplan me udhëtarë, njëri për Zurich në orën 10:00, ndërsa tjetri për Dusseldorf në orën 10:30.
“Ju njoftojmë se nesër më 27 Mars 2020, janë planifikuar fluturimet si vijon:
Në arritje me udhëtarë:
Zurich-Prishtinë 1 fluturim (ora 09:00)
Në nisje me udhëtarë:
Prishtine-Zurich 1 fluturim (ora 10:00)
Prishtine-Dusseldorf 1 fluturim (ora 10:30)
VEMENDJE:
Fluturimi nga Zvicra për në Prishtinë është planifikuar të jetë me udhëtarë në arritje sipas vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës!
PER FLUTURIMET NE ARRITJE NE PRISHTINE, UDHETARET ME SHTETESI KOSOVARE LUTEN QE TE KONTAKTOJNE ZYRET E AMBASADAVE TE KOSOVES NE SHTETET PERKATESE KU NDODHEN!”, thuhet në njoftim.
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet