Nesër do të mbahet konferenca ndërkombëtare “FSK dhe Partnerët 2024”

10:18 | 1 Tetor 2024
E.K

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të organizojnë konferencën vjetore ndërkombëtare “FSK dhe Partnerët 2024”.

Konferenca do të mbahet nesër duke filluar nga ora 09:00, në hotelin “Emerald”.

Pjesëmarrësit do të përfshijnë përfaqësues të lartë shtetërorë, nga Ministria e Mbrojtjes dhe FSK, ambasadorë, atashe të mbrojtjes të Kosovës, si dhe përfaqësues të tjerë diplomatikë dhe atashe ushtarakë nga shtetet partnere./Arbresh.info

Të ngjashme