Nesër do të ketë reduktime të ujit në zonat që furnizohen nga Batllava

22:08 | 11 Mars 2017
Arbresh.info

Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina” njofton konsumatorët se të dielën, më 12 mars 2017, zonat të cilat furnizohen nga liqeni i Batllavës me ujë, do të përballen me reduktime.

Kjo pasi do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në Batllavë dhe Albanik, Stacionin e pompimit në Besi, Kodër të Trimave dhe në fabrikën e re në Shkabaj.

Mungesë së energjisë elektrike do të ketë për shkak të punimeve që ka planifikuar KOSTT t’i kryejë në këto zona.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme