Ministria e Punëve të Brendshme me mbështetjen e projektit të binjakëzimit të financuar nga BE-ja: “Fuqizimi i institucioneve të Kosovës, në menaxhimin efektiv të migrimit”, do të mbajë takime në kuadër të fushatës të vetëdijesimit për parandalimin e migrimit të parregullt.
Me këtë rast, në kuadër të këtyre aktiviteteve, të martën më 14 nëntor, duke filluar nga ora 11:00, në objektin e universitetit të Prizrenit do të mbahet ligjëratë me studentë si dhe me qytetarë të interesuar në këtë temë. Po më këtë datë, duke filluar në ora 15:00, do të mbahet takimi informativ në Gjakovë, në Shkollën Publike të Muzikës (“Prenk Jakova”, Rruga Yjet e Erenikut, Gjakovë në bashkëpunim me Universitetin e Gjakovës).
Të mërkurën më 15 nëntor do të mbahen ligjëratat në qytetin e Vushtrrisë duke filluar në ora 11:00, në Kalanë e Vushtrrisë, ndërsa në ora 15:00, do të mbahet takimi informativ në Mitrovicë, në Qendrën e Kulturës.
Të enjten më 16 nëntor takimet informative do të vazhdojnë në Ferizaj te Qendra e Arsimit Profesional dhe do të fillojë në ora 11:00, ndërsa në ora 15:00 takimi do të mbahet në universitetin e Gjilanit.
Në varësi të lokacionit, në këto takime informative do të marrin pjesë folësit në vijim:
– Znj. Dhurata Hoxha, ministre e Integrimit Evropian ose z. Izmi Zeka, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, në emër të Qeverisë së Kosovës;
– Z. Gernot Pfandler, Ambasadori i Austrisë, Z. Peter Verheyen, zëvendës ambasadori i Holandës, osë Z. Jean-Louis Servais, Shef i Zyrës Belge;
– Z. Timo Langemeijer (koordinator i Projektit të Binjakëzimit) ose Z. Flamur Salihu (koordinator i fushatës së Ministrisë së Integrimit Evropian);
– Znj. Katy Verzelen (ekeperte e migrimit të Zyrës Belge për Emigracion);
– Z. Peter Schreiner (ekspert i migrimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Austrisë);
– Z. Edmond Gashi, Koordinator Kombëtar për “DIMAK, Qendra Informuese Gjermane për Migrim, Trajnim Profesional dhe Karrierë.
Projekti i Binjakëzimit, pjesë e të cilit është kjo fushatë, financohet nga Bashkimi Evropian, dhe implementohet nga Holanda si partner kryesor dhe Austria e Suedia si partnerë mbështetës në emër të Bashkimit Evropian, dhe Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, respektivisht me Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migrim, departament i cili po implementon këtë fushatë vetëdijesimi në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Integrimit Evropian.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...