Google ADS

Nesër dita më e nxehtë, shmangni daljen në diell gjatë këtyre orareve

16:07 | 22 Korrik 2017
Arbresh.info

Mot i nxehtë dhe temperaturat e larta kanë përfshirë të gjithë Ballkanin. Është paralajmëruar se dita e nesërme, 23 korrik, do të jetë më e nxehta e javës. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar qytetarët që të kenë kujdes dhe mos dalin nga shtëpitë. “Indeksi UV (rrezet ultraviolete) do të jetë i lartë, në vlerat e rrezikshmërisë, prandaj preferohet që nga ora 9-17 të mos jemi nën ndikimin e rrezeve direkt të diellit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihet të lëvizin ndërmjet 32-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindje shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 9m/s”, thuhet në njoftimin e Institutit. Situata do të jetë e ngjashme edhe në Shqipëri prandaj edhe këshillohet mosekspozimi në diell gjatë pikut të temperaturave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme