Google ADS

Nesër debat parlamentar në Kuvendin e Kosovës lidhur me zhvillimet në dialogun Kosovë – Serbi

19:42 | 23 Shkurt 2022
L G

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet nesër sërish për të shqyrtuar disa pika të rendit të ditës.

Një ndër pikat që do të diskutohet, do jetë edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-121 për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, shkruan arbresh.info.

Poashtu, sipas njoftimit të zyrës për media të Kuvendit të Kosovës, në rend dite për seancën e së enjtes është paraparë të mbahet edhe debat parlamentar në lidhje me zhvillimet në dialogun Kosovë – Serbi, si dhe të bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.

Seanca plenare do të nis nga ora 10:00./ arbresh.info/

Njoftimi i plotë:

Për: Media

Lënda: Njoftim

Data: 24 shkurt 2022

Dita: E enjte

Vazhdimi i seancës plenare

· Vendi: Kuvendi i Kosovës

· Koha: 10:00

Rendi i ditës

20. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-121 për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Seanca plenare e Kuvendit
Vendi: Kuvendi i Kosovës
Rendi i ditës

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-126 për ratifikimin e Marrëveshjes për sigurime shoqërore në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë,

4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-127 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e lehtësirave doganore dhe/ose të kontrollit të hyrjes/daljes së mallrave,

5. Debat parlamentar në lidhje me zhvillimet në dialogun Kosovë – Serbi,

6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. nr.08/L-011 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-061 për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore,

7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-005 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar,

8. Shqyrtimi i parë i Projekt-Kodit Civil të Republikës së Kosovës nr. 08/L-124,

9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës,

10. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komuniteteve tjera jo shumicë,

11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.

Të ngjashme