Nesër ceremonia e bursës së energjisë Kosovë-Shqipëri

19:46 | 3 Mars 2024
E.G

Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike ALPEX ka njoftuar se nesër mbahet ceremonia zyrtare me rastin e funksionalizimit të Tregut një Ditë Para për Zonën Ofertuese të Kosovës dhe Bashkimi i Tregjeve.

Nesër Live në faqen e Facebook-ut të KOSTT-it, do të mund të ndiqet ceremonia e inaugurimit të funksionalizimit të Tregut një Ditë Para për Zonën Ofertuese të Kosovës & Bashkimit të Tregjeve të Energjisë Elektrike, Kosovë – Shqipëri (Alpex).

Ndryshe Zyra e Rregullatorit për Energji javë më parë ka miratuar kërkesën e Alpex për fillimin e tregtimit të energjisë në kursin shqiptar./rtk/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme