Ministria e Infrastrukturës së Kosovës ka njoftuar se të dielën më 11 tetor për shkak të punimeve në magjistralen Prishtinë-Ferizaj do të ndalohet qarkullimi i automjeteve nga ora 7 e mëngjesit deri në 19:00 në mbrëmje.
“Njoftojmë qytetarët se të dielën (11 tetor 2020), në projektin “ Ndërtimi i Rrethrrotullimit në rrugën Nacionale N2, Prishtinë-Ferizaj, në fshatin Banullë do të bëhet asfaltimi i shtresës së tretë”, thuhet në njoftim.
“Për arsye të angazhimit të makinerisë dhe sipërfaqen e madhe të shtrimit me asfalt, si dhe në anën tjetër fluksin e madh të qarkullimit të automjeteve në këtë rrugë, për masa sigurie në punishte dhe që mos të vie deri te pengesat në ekzekutimin e punimeve dhe duke mbrojtur standardet dhe kualitetin e punimeve, do të bëhet ndërprerja e qarkullimit në udhëkryqin e rrugës Lipjan-Janjevë dhe në drejtimin Prishtinë – Babush, nga fshati Livadhet deri ne Banullë”, sqaron njoftimi i MI-së.
“Për shkak të zhvillimit të këtyre punimeve, kjo pjesë e kësaj magjistrale do të jetë e mbyllur nga ora 7:00 deri në ora 19:00.Ministria e Infrastrukturës, kërkon nga qytetarët mirëkuptim si dhe gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë për qarkullim rrugët e tjera afër këtij lokaliteti”, përfundon komunikata.
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...