Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se nesër do të ketë një takim me emisarin special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Në konferencën për media që doli bashkë me shefin e tij në qeveri, Bislimi tregoi se sot në Beograd do të votohet me propozim të palës serbe që UNMIK-u përfundimisht të hiqet nga përfaqësimi në CEFTA.
“Unë e shoh këtë si një zhvillim shumë pozitiv dhe shpresoj që kjo frymë konstruktive e Serbisë që e kupton që realiteti ka ndryshuar do të bartet pastaj edhe në dialog që t’i bindim palët që marrëveshja e Brukselit e Ohrit duhet të zbatohen në tërësi”, theksoi ai.
Ai tha se Lajçak po punon për caktimit e një takimi të radhës ndërmjet kryenegociatorëve, e për t’u dakorduar tha se do të zhvillohet edhe takimi me të të enjten.
Derisa qeveria votoi agjendën e reformave në kuadër të planit të rritjes, Bislimi këtë e quajti një hap shumë të rëndësishëm.
“Ideja është që të përshpejtohet procesi i arritjes së reformave në anën tonë që të përshpejtojmë edhe hyrjen në BE”, deklaroi ai./rtk
Biden fal dënimet me vdekje, konvertohet dënimi për 37 të bu...
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...