Google ADS

Nesër bëhet tërheqja e shorteve për renditjen e subjekteve politike

17:54 | 25 Maj 2017
M. A.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon nesër tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen më 11 qershor 2017.

Tërheqja e shortit bëhet në ora 11:00, në njërin ndër hotelet në Prishtinë.

Në këto zgjedhje marrin pjesë 26 subjekte politike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme