Google ADS

Nesër bëhet prezantimi i ekspozitës ku dokumentohen krimet makabre të shtetit serb në Kosovë

21:06 | 23 Dhjetor 2020
L G

Fotoreporterit, Alban Bujari të enjten prezanton ekspozitën e tij, në të cilën dokumentohen krimet e luftës në Kosovë.

Kontribut në këtë drejtim, ka dhënë edhe deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, i cili përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ndjehet mirë që kishte mundësinë të kontribuoj në shfaqjen e krimeve makabre nga lufta e fundit në Kosovë.

Syla, thotë se  fotoreporterit Alban Bujari, iu deshën 20 vjet për të realizuar një ekspozitë të tillë, shkruan arbresh.info.

“20 vite ju deshën fotoreporterit Alban Bujari, që përmes fotografive të dëshmojë krimet makabre të shtetit serb në Kosovë. Ndjehem mirë që pata mundësi të kontribuoj në këtë drejtim, dhe përfundimisht po realizohet kjo ekspozitë që shpërfaqë̈ krimet makabre nga lufta e fundit”, ka shkruar Syla.

Që nga nesër, sipas tij, të gjithë do të kenë mundësinë të shohin këtë pasqyrim historik të ngjarjes më të madhe në vend, që u shënua me vuajtje, masakra e dhimbje që na përcjellin edhe sot.

“Nesër në ora 11:00 në objektin e Ministrisë së Drejtësisë, bëhet prezentimi i ekspozitës për dokumentimin e krimeve të luftës në Kosovë, ndërsa unë i inkurajoj të gjithë qytetarët të shohin këtë vepër historike. Krimet serbe po dëshmohen çdo ditë e më shumë. Këtë̈ dëshmi e kemi detyrë. Lavdi të rënëve për liri”, ka shkruar Syla./arbresh.info/

Të ngjashme