Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) nesër do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese ligjin për pagën minimale.
Kështu ka njoftuar ky subjekt politik përmes një komunikate.
“Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri do të dorëzojë kërkesën lidhur me vlerësimin e e kushtetutshmërisë së Ligjit nr. 08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale”, thuhet në njoftimin e AAK-së.
Pas dorëzimit Tahiri do t’i drejtohet mediave lidhur me lëndën dhe kërkesën e AAK-së.
Kuvendi i Kosovës në javën e kaluar ka miratuar Ligjin për pagën minimale me 60 vota për, një abstenim dhe asnjë votë kundër. Ligj që parasheh rritjen e pagës minimale në 264 euro bruto ose 250 euro neto.
Kujtojmë se sot gjatë ditës Partia Demokratike e Kosovës e ka bërë të njëjtin veprim./Arbresh.info/
Lexo edhe:
PDK çon në Kushtetuese seancën ku u miratua Ligji i Pagës Minimale
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...