E për leximin e Deklaratës Kushtetuese të Kosovës, delegatët shqiptarë ishin gati të jepnin jetët e tyre, raporton Insajderi.
Kështu kishte rrëfyer dy vite më parë Adem Mikullovci, ish-delegat i Kuvendit krahinor të Kosovës, i cili kishte thënë se delegatët e atij Kuvendi kanë qenë të kërcënuar.
Mikullovci ka treguar se në atë kohë delegatët i kishin 500 mijë nënshkrime të shqiptarëve të rinj që kërkonin që Kosova të jetë republikë.
Sipas tij, delegatët e kishin të vështirë të merrnin këtë vendim, por vendosën ta çonin deri në fund këtë rrugëtim, ndonëse thekson se ishin të kërcënuar nga tytat e stajperistëve serbë.
“Ishim të vendosur deri në vdekje: nëse snajperisti e vret Muharrem Shabanin duke lexu deklaratën, duhet me vazhdu tjetri, tjetri, tjetri… deri në fund që deklarata të lexohet”, tregoi ai, dy vite më parë në një intervistë me Rrokum TV.
Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut shënon edhe pikënisjen për pavarësimin e Kosovës nga Serbia, duke synuar që të trajtohet si e barabartë me republikat e atëhershme socialiste në federatën jugosllave. /Insajderi.com/
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve