Nëse sulmohet veriu, Serbia e pushton tërë Kosovën

15:04 | 10 Mars 2019
L G

Lideri i radikalëve serbë Vojislav Sheshel vlerëson se shqiptarët nuk do ta sulmojnë veriun e Kosovës derisa serbët të kenë udhëheqës të mençur atje.

Siç përcjell agjencia serbe e lajmeve tanjug, ai duke komentuar shkrimet e disa medieve se Ambasada amerikane e ka njoftuar Departamentin e Shteti se Serb a është përforcuar dhe se ajo, në rast të sulmit në veri të Kosovës do të reagojë, ai ka theksuar se vendosmëria për reagim në këtë rast është si tek udhëheqja e shteti ashtu edhe tek ajo e Armatës si dhe te vetë populli.

“Dhe jo vetëm nëse sulmohen katër komunat veriore. Nëse ndodh përleshja, Ushtria jonë është në gjendje që menjëherë të shkojë deri në Ibër, por edhe ta pushojë tërë Kosovën”, citohet të ketë thënë Sheshel.

I pyetur se si do të sigurohet kthimi i serbëve në Kosovë, ai ka thënë se kthimi i serbëve nuk mund të garantohet derisa të mos suspendohet udhëheqja e Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme