Dosja e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj që është duke u mbajtur në Francë qe disa muaj me një urdhër-arrest të Serbisë është e rënë për një gjykatë lokale si ajo e Colmari.
Kështu ka pohuar ligjëruesi i politikave të BE-së në Paris, Nezir Kraki.
“Besoj që nëse kjo çështje varet vetëm nga Franca, do të ketë drejtësi”, ka thënë Kraki.
“Nuk kisha predispozita të dyshoj në një rast të montuar, tash me këto shtyrjet dhe rishtyrjet është ajo që sistemi i drejtësisë në Francë merr kohë”, ka pohuar Kraki në Info Magazine.
Ka qenë një komunitet serb në Francë, sipas Krakit i instaluar qysh moti.
“Lidhjet Serbi – Francë kanë ekzistuar prej Luftës së Parë Botërore deri tek lufta e Kosovës dhe Bosnjes, ku konfirmua ndarja i miqësisë së popullit francez me atë serb”, ka deklaruar ai.
Serbia sipas Krakit, Serbia e ka vonuar procesin duke e dërguar edhe pjesë shtesë për dosjen dhe të gjitha këto për tu përkthyer dhe interpretuar, çka merr kohë.
“Kjo kohëzgjatje kuptohet se i duhet një Gjykate lokale për një dosje kaq komplekse”, ka përfunduar Kraki.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...