Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi në një intervistë për Arbresh.info ka thënë se nëse nuk respektohen të drejtat e shqiptarëve në Luginë mund të krijohet destabilitet në Ballkanin Perendimor.
“Po krijohet një pakicë e privilegjuar në tërë ballkanin dhe standarde të këtilla nuk ka në asnjë shtet në Ballkan. Kjo do të jetë një ndër burimet e ardhshme të destabiliteteve. Nëse ndërtojmë një pakicë të privilegjuar ndërkohë që tjerave u mohohen të drejtat elementare atëherë nuk mund të flasim për një stabilitet rajonal në Ballkanin Perëndimor sepse gjithmonë kjo gjeneron pakënaqësi dhe kriza”, ka thënë ai.
Sipas tij duhet që sa më parë duhet të garantohen të drejtat e shqiptarëve. “Është momenti i fundit që në ndërtimin e atij korpusi të drejtave për serbët e Kosovës të kërkohet që të njëjtat të garantohen edhe për shqiptarët në Luginë të Preshevës. Kjo krijon stabilitet dhe raporte të mira ndërfqinjësore me Serbinë, dhe kjo jep shpresë popullatës sonë që të jetoj në vatrat e tyre shekullore”, tha ai./Arbresh.info
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...
Izraeli arreston drejtorin e një spitali në veri të Gazës
Kurti dhe Nagavci vendosin gurthemelin e çerdhes në Rekë-Vat...