Disa video-incizime nga një takim i ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, me aktivistët e Listës Guxo dëshmojnë shpërbërjen finale të këtij subjektit politik.
Takimi është zhvilluar në fshatin Dubovik të Pejës, atë e kishte ftuar ministrja Gërvalla.
Kishte mbledhur koordinatorët dhe aktivistët e Listës.
Në atë takim, njerëzit që kishin punuar për ta sjellë Osmanin e Gërvallën në pushtet kishin marrë një flakaresh.
Aty, Gërvalla u thotë se nuk është në gjendje ta udhëheq Listën Guxo, dhe se me ta nuk mund të hapë parti. Madje i quan të pakualifikuar dhe të pa zotë për politikë.
“Ju nuk jeni kryetar (degësh v.j.) por vetëm vullnetarë”, thotë Gërvalla.Ndërkaq, koordinatorët e Listës, disa prej tyre ish-kandidatë për deputetë, ankohen për një sërë parregullsish.
Për ndryshime emrash në momentet e fundit për listën për deputetë dhe mungesë organizimi nëpër strukturat partiake. Videot shfaqin Nasuf Bejtën, kundërkandidatin e Vjosa Osmanit për president, teksa shprehet i indinjuar nga injorimi që thotë se i është bërë nga Osmani dhe njerëzit në krye të listës pas zgjedhjes së saj në pozitën e presidentes.
Ai thotë se i janë refuzuar takimet me Osmanin.
Thotë se nuk i jepej mundësia as ta uronte kundër-kandidaten e tij për president.
“Dëshirën e pata, por nuk m’u mundësua së paku t’ia uroja postin asaj unë si kundër-kandidat. Me i thanë ‘urime’ pata dëshirë një pikturë prej nipit të Fadil Berishës i cili e kishte punuar enkas për Vjosën.
Më thanë ‘po,po, po’, por kur e pashë Xhafer Tahirin në takim thash ‘e qetash më plasi zemra’”, tregon Bejta.
Pak ditë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, Lista “Guxo”, pos tjerash ka mbyllur edhe zyrat.
Koordinatorët e pikave në gjithë Kosovën janë braktisur.
Asnjëri prej drejtuesve të Listës “Guxo” nuk ua ka hapur telefonin.
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...