Gjykata Themelore e Prishtinës ka njoftuar se ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji personi që ka kanosur Kryetarin e Komunës së Prizrenit, Shaqir Totajn.
Deri te kanosja dyshohet se ka ardhur pas një mosmarrëveshje paraprake lidhur me një kontest pronësor që i pandehuri ka pasur me Komunën e Prizrenit.
Sipas njoftimit të Gjykatës, i pandehuri i kishte dërguar porosit djalit të Totajt përmes një personi të tretë, ku kishte thënë “thuaj djalit të Kryetarit le ti thotë babës vet le të ndalet sepse nëse ai nuk ndalet edhe ma rrezon shtëpinë unë djalin e tij ose e rrahi ose e mys krejt”.
“I pandehuri F.K., me datë 24 janar 2023, me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit, seriozisht e kanos personin zyrtar në lidhje me punën e tij zyrtare dhe atë te dëmtuarin Sh.T.,– Kryetar i Komunës së Prizrenit, në atë mënyrë që për shkak mosmarrëveshjeve paraprake ne lidhje me një kontest pronësor me komunën e Prizrenit, i pandehuri F.K., ditën kritike përmes një personi të tretë, i dërgon porosi djalit të të dëmtuarit me fjalët se “thuaj djalit të Kryetarit le ti thotë babës vet le të ndalet sepse nëse ai nuk ndalet edhe ma rrezon shtëpinë unë djalin e tij ose e rrahi ose e mys krejt”, me çka me këtë veprim tek i dëmtuari Sh.T., dhe familja e tij ka shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri për jetë”, thuhet në komunikatë.
Në komunikatën e Gjykatës thuhet se i pandehuri e kishte kërcënuar edhe më herët Totajn.
“Gjykata ka ardhur në konstatimin se ekzistojnë arsye për caktimin e paraburgimit, pasi që edhe me datë 06 dhjetor 2022, ndaj të pandehurit është iniciuar hetim për veprën penale të natyrës së njëjtë (Kanosje) ndaj të dëmtuarit të njëjtë (Kryetarit të Komunës së Prizrenit), dhe i pandehuri është edhe përsëritës i veprave penale në tre (3) aktgjykime të plotfuqishme”, thuhet në komunikatë.
Komunikata e plotë:
Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, gjyqtarja e procedurës – Sadije Selmani, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 25.01.2023, dhe mund të zgjasë deri më datën 25.02.2023 ndaj të pandehurit F.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Kanosja nga neni 181 par. 3 (ndaj personit zyrtar në lidhje me punën apo me pozitën e tij), lidhur me par. 2 të Kodi Penal të Republikës së Kosovës.
Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:
I pandehuri F.K., me datë 24 janar 2023, me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit, seriozisht e kanos personin zyrtar në lidhje me punën e tij zyrtare dhe atë te dëmtuarin Sh.T.,– Kryetar i Komunës së Prizrenit, në atë mënyrë që për shkak mosmarrëveshjeve paraprake ne lidhje me një kontest pronësor me komunën e Prizrenit, i pandehuri F.K., ditën kritike përmes një personi të tretë, i dërgon porosi djalit të të dëmtuarit me fjalët se “thuaj djalit të Kryetarit le ti thotë babës vet le të ndalet sepse nëse ai nuk ndalet edhe ma rrezon shtëpinë unë djalin e tij ose e rrahi ose e mys krejt”, me çka me këtë veprim tek i dëmtuari Sh.T., dhe familja e tij ka shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri për jetë.
Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.
Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh faktin se hetimet në këtë çështje penale sapo kanë filluar, dhe duhet të mblidhen prova të tjera për zbardhjen e rastit e me lënien në liri të të pandehurit ekziston rreziku i ndikimit në dëshmitar apo asgjësimit dhe fshehjes së provave, apo i pandehuri mund të tipet në arrati me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale.
Po ashtu, Gjykata ka ardhur në konstatimin se ekzistojnë arsye për caktimin e paraburgimit, pasi që edhe me datë 06 dhjetor 2022, ndaj të pandehurit është iniciuar hetim për veprën penale të natyrës së njëjtë (Kanosje) ndaj të dëmtuarit të njëjtë (Kryetarit të Komunës së Prizrenit), dhe i pandehuri është edhe përsëritës i veprave penale në tre (3) aktgjykime të plotfuqishme, Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i masës së paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, me qëllim të parandalimit të përsëritjes së veprës penale, apo me qëllim të parandalimit./arbresh.info/
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist