Kreu i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka kritikuar partitë opozitare [LDK – VV] për mosgatishmëri dhe mungesë serioziteti për bashkëpunim në shtyrjen e procesve të mëdha përpara.
Në Zonën Zgjedhore ai e ndërlidhi marrëveshjen e Demarkacionit për të cilën ky subjekt nuk kishin dhënë votë, ndërsa shtoi se nëse partitë e opozitës sillen sikurse nuk e bënë koalicionin, gjasat janë që PDK të mbetet prapë në Qeveri, njofton Klan Kosova.
”Ne kemi marrë votën duke kundërshtuar Demarkacionin. Nuk e votuam sepse nuk mund ta marrim përgjegjësinë për një proces kaq të rëndësishëm duke e ditur se vota është marrë për këtë gjë. Edhe sot nuk duam që të marrim votë me një gjë që tani do ta ndryshojmë pas zgjedhjeve. Ne po ju themi haptas që nevojitet dialog. Nevojitet një koalicion më i gjerë. Nëse këto subjekte opozitare sillen në mënyrë të njëjtë sikur kur s’e bënë koalicionin, atëherë do të ketë shumë më shumë diskutime që PDK-ja të mbetet në Qeveri”.
”Pastaj mos t’ju thonë qytetarëve që na ndodhi kjo që na s’deshëm, qe u bë kjo sepse – thjeshtë nuk po shihet që ka gatishmëri për bashkëpunim dhe se nuk po tregon seriozitet të mjaftueshëm për këto procese. Nëse e shohin që lideri, liderja e Qeverisë së ardhshme nuk mendojnë se mund të ballafaqohet me këto procese atëherë natyrisht që do të ketë presion. Dhe lufta për karrige mes tyre shumë lehtë mund ta sjellë situatën kur SHBA-të dhe të tjerët të thonë se preferojmë një Qeveri stabile, një qeveri të koalicionit të madh, na duhet një subjekt që ka qenë në Qeveri qe një kohë PDK-ja pastaj edhe LDK-ja – pastaj të mos dalin me thënë jo ne kështu se kemi ditë”.
Izraeli thotë se do të dërgojë ekip shpëtimi për evakuimin e...
KQZ mban mbledhjen e radhës
Qyteti amerikan lejon shitjen e alkoolit pas 120 vitesh
Mbërrin në Shëngjin anija e marinës italiane me 8 emigrantë ...
Rama ndan fotografi nga pjesëmarrja në Komunitetin Politik E...
Kurti takon mërgatën në Oslo