Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i pyetur për mundësinë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, ka thënë se kjo është një alternativë e mundshme, nëse BE’ja i mbyll dyert për shqiptarët, edhe pse sipas tij, rruga e tanishme është drejt Brukselit.
“Askush nuk i dëshiron bashkimet e vogla, të gjithë duan aleancën e madhe. Por, nëse nuk ka shpresë, nuk ka të ardhme, nuk ka vend, pastaj, sigurisht, bashkimet e vogla mund të ndodhin “, ka thënë Rama për revistën Politico.
Megjithatë, Rama beson se i gjithë Ballkani duhet të ketë qëllim BE’në.
Sipas tij, Evropa do të përjetojnë një “makth” pasi Ballkani mund të trazohet, nëse Unioni del jashtë rendit të ditës.
Rama paralajmëroi se mbyllja e dyerve të anëtarësimit për Ballkanin do të thoshte destabilizim për gjithë Europën.
“Si mundet BE’ja të jetë e sigurt nëse ka një Ballkan të trazuar? Si mundet BE’ja të lejojë që zemra e saj të jetë një zonë gri, përcjell gazetametro. Është e pakuptimtë, kur është fjala për mbrojtjen dhe sigurinë”,tha Rama.
Kryeministri shqiptar tha se pavarësisht tensioneve në rajon, marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, përpjekjet e supozuara për grusht shteti në Mal të Zi dhe kërcënimet me referendum të Republikës Serbe, e krizës në Maqedoni, ai nuk sheh një luftë të re në këtë rajon.
“Megjithatë, lehtësimi i tensioneve varet kryesisht nga BE dhe SHBA”, tha Rama.
Rama thotë, megjithatë, se ka iniciativa që udhëheqësit rajonalë janë duke punuar së bashku për të ecur në rrugën europiane.
Ai me këtë rast ka përmendur vizitën e tij në Beograd për herë të parë pas 68 vitesh nga një kryeministër shqiptar, dhe vizitën e Vucicit më pas në Tiranë.
Sipas tij ky është një tregues i mirë se gjërat po lëvizin në drejtimin e duhur, dretj BE’së.
Por, Rama sërish në fund tërheq vërejtjen se nëse kjo magji europiane zbehet, gjërat mund të bëhen shumë keq.
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj
Mbappe dhe Valverde të “pamëshirshëm”, realizojnë dy supergo...
Tottneham dhe Liverpool mbyllin xhiron e 17-të, këto janë 11...
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...