Përfundimi i operacionit të djeshëm policor lidhur me arrestimin e të dyshuarve për grabitjet e ndodhura në rajonin e Prishtinës ka rezultuar me arrestimin e gjashtë të dyshuarve, të cilët me rekomandimin e prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për të vazhduar më tej në procedurë hetimore.
Përgjatë operacionit, të cilin e ka përcjell nga afër ekipi i Indeksonline, policia ka sekuestruar në cilësi të provës materiale edhe armë, vetura, motoçikleta, e gjesende të tjera të dyshuara.
Bazuar në rezultatet e hetimeve që po zhvillon policia, pasi që ka identifikuar i ka futur në kërkim policor tre të dyshuar për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit mund të jenë të implikuar në rastet e grabitjeve që po hetohen, raporton Indeksonline.
Këta të dyshuar, konsiderohen me rrezikshmëri të lartë dhe aktualisht gjenden në arrati në përpjekje për t’iu shmangur arrestit policor.
Andaj për ta ndihmuar lokalizimin e vendndodhjes së tyre si dhe për ta mundësuar kapjen e tyre policia kërkon bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve që çdokush që ka informacion për ta, t’ia kaloj ato policisë përmes linjave emergjente 192 ose në çfarëdo forme tjetër.
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...