Pas rekomandimit pozitiv nga Komisioni Evropian (KE), i cili vlerësoi përmes raportit se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme për liberalizim të vizave nga BE, tani krerët e institucioneve po vazhdojnë të shprehen tejet optimist se koha kur kosovarët do të udhëtojnë pa viza në zonën schengen do të jetë gjatē muajit dhjetor apo më së largu në fillim të vitit 2019.
Mirëpo, edhe pas finalizimit të këtij procesi madhor nga Parlamenti Evropian, qytetarët më tutje duhet t’i kryejnë disa procedura në dikasteret përkatëse.
Lidhur me këtë, kosovarët për të udhëtuar nëpër Evropë duhet pasur pasaporten biometrike. Ndërsa, në vendin tonë është një numër i madh i atyre qe kanë vetëm pasaportë të thjeshtë, me ç’rast të njëjtëve nuk iu lejohet të dalin në vendet Perëndimore.
Në një përgjigje për Indeksonline, zyra për informim e MPB-së ka treguar statistikat se sa qytetarë janë të pajisur me pasaportë (Jo biometrikë).
“Deri më tani, pasaporta ( jo biometrikë ) të Republikës së Kosovës gjithsej janë 465552.”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.
Ndryshe, rregulla që qytetarëve të Kosovës i pret pas heqjes së vizave duke u bazuar në atë të Shqipërisë të së cilës i është bërë liberalizimi që nga 2010-ta është se qytetarët nuk mund të shkojnë në të gjitha vendet e BE-së, pra bëjnë përjashtim Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda.
Vlen të theksojmë se pasaporta duhet të jetë biometrike dhe maksimumi i qëndrimit do të jetë 90 ditë.
Ndërkaq, sipas fushatës sensibilizuese të shtetit fqinj thuhej se nëse dëshiron të punësohesh atëherë obligohesh të pajisesh me vizë afatgjatë apo leje qëndrimi.
Kujtojmë, se të rriturit që nxjerrin pasaportë biometrike duhet të paguajnë 30 euro, 20 euro për fëmijët deri në 18 vjeç, 15 euro për pensionistë dhe 50 euro për qytetarët që dëshirojnë të pajisen me urgjencë me pasaportë.
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...