Jemi të sigurt se shumë prej jush flenë kështu.
Rrudhat e para që krijohen me kalimin e moshës janë linjat e shprehjes, të cilat lidhen me mimikën. Ato fillojnë nga rrënjët dhe mbërrijnë në cepat e buzës. Jane linja te shprehjes, që i kanë dhe adoleshentët, por që me kalimin e viteve theksohen edhe më tepër. Rreth të tridhjetave, lëkura fillon dhe e humbet shkëlqimin, për shkak të trashjes se shtresës indore, dhe nga reagimi i mbrojtjes nga rrezet UV. Po kështu, shfaqen edhe kapilarët e parë, në ve?anti në zonën e hundës dhe tek faqet.
Por krijimi i rrudhave të para lidhet shumë edhe me pozicionin e gjumit. Rrudhat e gjumit, në fakt, nuk shkaktohen nga lëvizja e muskujve. Përkundrazi, ato janë rezultat i presionit të fytyrës mbi jastëk ndërsa je duke fjetur. Duke marrë parasysh që në një pozicion mund të rrish me orë të tëra, atëherë rrudhat e gjumit mund të të plakin më shumë se ?’e mendon. Edhe më keq, ato janë më të vështira për t’u trajtuar. Nëse për rrudhat e shprehjes mund të vendosësh syze dhe të mbrohesh nga UV ose mund t’i eliminosh me një ndërhyrje të lehtë botox-i, rrudhat e gjumit, e vetmja mënyrë për t’i trajtuar është pozicioni i gjumit.
Nëse fle përmbys
Gjumi në këtë mënyrë, duke e mbajtur fytyrën mbi jastëk është pozicioni më i keq i mundshëm. Nëse je zgjuar dhe ke parë në fytyrë vija të kuqe vertikale apo shenja të tjera, thjeshtë po sheh hapat e parë të rrudhave që po të krijohen. Të gjithë ata që flenë në këtë pozicion, e kanë të njohur këtë fenomen, ndaj është koha të ndryshoni pozicion.
Nëse fle në njërën anë
Studimet kanë treguar se më shumë se 60 për qind e njerëzve flenë në këtë pozicion, djathtas ose majtas. Gjumi në këtë pozicion krijon vija vertikale poshtë mollëzave dhe anës buzëve. Edhe ky pozicion krijon vija dhe shenja të tjera që më vonë krijojnë rrudhat. Nëse fle vetëm në njërën anë për shumë kohë, është shumë e thjeshtë për ta kuptuar se cila anë është. Alternimi mund të të ndihmojë të paktën të balancosh gjendjen, por nuk është zgjidhja opsionale.
Gjumi me shpinë
Mënyra më e mirë për të shmangur rrudhat e gjumit është gjumi me shpinë. Gjumi në këtë pozicion shmang kontaktin e fytyrës me jastëkun dhe në këtë mënyrë edhe presionin. Ky pozicion është më i mirë edhe sepse shmnag marrjen e baktereve nga jastëku. As rrathët e syve nuk krijohen me këtë pozicion./Lexo.al
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë