Ka nisur në sheshin e Prishtinës protesta e paralajmëruar me anë të së cilës qytetarët po e kundërshtojnë shtrenjtimin e rrymës, të propozuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji.
Protestuesit janë nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti” në drejtim të Qeverisë së Kosovës, shkruan arbresh.info
Një qytetar i mllefosur u ndal para mikrofonit të arbresh.info, ku u pyet se sa ka paguar rrymën këtë muaj.
“Këtë muaj se kemi pagu me rritje, po vet i gjashti jam në shtëpi, katër femra e dy meshkuj, nëse e shohin të arsyeshme mos me u la kurrë me na mlu morrat, le te vazhdojnë të na shtrenjtojnë rrymën”- u shpreh qytetari.
Tutje ai tha se këtë vendim e ka pritur shumë keq, pasi është 60 vjeçar dhe i papunë.
Si përfundim protestuesi tha se të shtunën e ardhshme me PSD-në do të dalë përsëri në protestë.
Në fund, protestae sotme u shpall e mbyllur me paralajmërimin se “ne nuk do të ndalemi”. / arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...