Nëse e shihni këtë person, lajmëroni policinë

14:41 | 25 Qershor 2021
V. S.

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për lokalizimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar.

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore nё Pejë-Dega në Deçan, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

EDON (Idriz) BERISHA i lindur me 13.06.1997 në Pejë

I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:

“Dhunë në familje”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme