Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj, e ka sqaruar edhe një herë arsyen e pjesëmarrjes në Kuvend në ditën e zgjedhjes së Vjosa Osmanit Presidente.
Në emisionin Edicioni Special në Klan Kosova ajo u shpreh se këtë e bëri për interesa të vendit dhe jo ato partiake, si dhe i quajti shpifje fjalët se ajo e kontrabandoi votën e saj.
“Ndoshta është një moment që politikëbërja në Kosovë të reflektojë dhe skeptikët të reflektojnë mbi atë që në këtë vend ka njerëz që mbi interesin partiak dhe individual vënë interesin e vendit, dhe unë mendoj që jam një shembull i tillë”.
Reshitaj hodhi poshtë akuzat se ajo tani do të konkurrojë për postin e kryetares së Suharekës, duke thënë se vlerëson çdo qytetar të asaj komune ku ajo është rritur dhe krijuar, por që do mundohet të kontribuojë ashtu si në të kaluarën dhe do vazhdojë edhe më tutje, për mirëqenien e gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe se asnjëherë nuk do pranonte të bënte pazare për një post.
“Mendësia e re politike është domosdoshmëri e vendimmarrjes në vendin tonë. Unë jam deputete e AAK-se dhe pjesë e grupit parlamentar të kësaj partie. Nëse më përjashtojnë, atëherë do të mbetem deputete e pavarur. S’kam marr asnjë e-mail zyrtar apo telefonatë, dhe këto që përfliten në media rreth përjashtimit tim janë pjesë e thashethemeve publike”.
“Janë të pavërteta fjalët për trafikim të votës sime dhënë Vjosa Osmanit. Janë fjalë boshe që s’kanë asnjë fakt. Koha do ta dëshmojë të vërtetën, faktet janë ato që i mbijetojnë çdo zhurme”.
“E kam bërë për të mirën e vendit dhe jo për ndonjë individ të caktuar”.
“Kam reflektuar dhe qëndruar në sallë sepse kam konsideruar që ky moment ka qenë përtej politikave ditore të vendit tonë”.
“Presim nga Presidentja Osmani që të na përfaqësojë dinjitetshëm si vend në çdo proces që ajo është përgjegjëse për ta shtyrë përpara. Besoj që ajo do jetë figurë unifikuese dhe tanimë duhet të jetë e larguar nga pjesa e ndikimit politik dhe të përfaqësojë gjithë vendin në mënyrën më të mirë të mundshme”, deklaroi Reshitaj.
Tërmeti shkund Pogradecin
Gjueti e kundërligjshme në Prizren, policia ndalon 5 persona...
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...
80-vjetori i çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria sot janë...
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës me atë të RMV-së, Krasniqi: D...