Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, nuk po e pranon dorëheqjen e deputetit Blerim Kuçi, për shkak të humbjes së një mandati në Kuvendin e Kosovës.
Kjo për arsye që, në momentin kur Kuçi largohet nga posti i deputetit të Kuvendit, atëherë vendin e tij do e zë Bislim Zogaj i PDK-së. E gjithë kjo ndodhë për arsye që AAK, në zgjedhjet e fundit të mbajtura në qershor të vitit të kaluar, kishte qenë në koalicion parazgjedhor me PDK-në dhe Nismën Social Demokrate.
AAK tanimë në Kuvendin e Kosovës, i ka gjithsej 12 deputetë shkruan GazetaBlic.
E me largimin eventual të Blerim Kuçit, atëherë partia e kryeministrit Haradinaj, do të mbetej me 11 deputetë. Blerim Kuçi me 23 janar të vitit që e lamë pas kishte deklaruar se nëse në vitin 2018 nuk bëhet liberalizimi i vizave për Kosovën ai do të japë dorëheqje nga posti që e mbanë.
“Unë e kam bërë kërkesën në Grup Parlamentar të AAK-së dhe në parti dhe në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë do të merremi me këtë çështje. Unë mendoj se njëherë nuk mundet të bëhet sepse është votimi i buxhetit dhe po ashtu edhe jemi pa KQZ”, ka thënë Kuçi.Por, deputeti tjetër i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka bërë të qartë se kjo parti do e refuzojë kërkesën e Kuit.
Kjo për arsye, që sic ka thënë ai “premtimi i Kucit ka qenë, që nëse liberalizimi nuk ndodhë për shkak të mospërmbushjes së kritereve”. “Ne nuk e kemi shqyrtuar kërkesën e deputetit Kuçi ende, por e di saktë se ajo nuk do të pranohet. Kuçi nuk ka asnjë obligim as moral as politik që të japë dorëheqje nga posti i deputetit, sepse edhe ai edhe partia që i tako, i kanë përmbushur krejt obligimet për liberalizimin e vizave. BE ndoshta do të reflektojë me disa muaj vonesë. Kërkesa e deputetit Kuçi do të refuzohet”, ka përfunduar deputeti Muharrem Nitaj
Aktualisht pushteti është me minus një deputet, meqë Nezir Çoçaj i PDK-së ka paraqitur dorëheqjen në administratë, ndërsa KQZ-ja po e ka të pamundur që ta certifikojë Rafet Ramën, deputetin që është në pritje në listë, në bazë të votave të fituara në zgjedhjet e vitit 2017 me PAN-in. Në rast se i miratohet kërkesa edhe Kuçit, pozitën e deputetit do ta fitonte Bislim Zogaj, i Partisë Demokratike të Kosovës, që do të mund të mund të bëhej deputet kur presidenti Hashim Thaçi vendos që ta zhbllokojë KQZ-në duke emëruar anëtarët sipas rezultatit të zgjedhjeve të kaluara.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...