Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti që të mos e përdorë togfjalëshin “Kosova dhe Serbia janë dy shtete”.
“Hoti theksoi disa herë: dy shtete-dy shtete, dy shtete-dy shtete, në këtë takim por edhe në takimet tjera. I them të mos e përdorë këtë mijëra herë. Nëse do afrim mes nesh mos e thuaj këtë gjithmonë. Ne e dimë çfarë mendon”.
“Dy shtete-dy shtete, dy shtete-dy shtete… Nuk ka dy shtete, ka një shtet që është anëtar i OKB-së në akordancë me Rezolutën 1244”, është shprehur Vuçiq në Forumin e Sigurisë në Beograd, njofton Klan Kosova.
“Duhet ta respektojmë njëri-tjetrin. Kur flasim për zgjidhje kompromisi nuk mund të flasim që Serbia ta njohë Kosovën dhe Kosova ta njohë Serbinë. Ju nuk njihni shtete. S’kemi nevojë për ketë. Kemi nevojë për kompromis”.
Vuçiq ka thënë se Kosova duhet ta përmbushë obligimin e marrë për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
“Ka vetëm një obligim për shqiptarët, që ta formojnë AKS-në. Cila ishte përgjigja sot? “Nuk e formojmë para se Serbia ta njohë Kosovën”.
“Ajo është nënshkruar dhe garantues për të është BE. Nëse jeni pajtuar për diçka duhet ta realizoni. Të dy palët duhet të jemi barabarsisht të kënaqur ose së paku të kënaqur nëse duam zgjidhje kompromisi. Nëse do të ketë marrëveshje kompromisi duhet të ketë kompromis. Nëse do e njihnim Kosovën, që nuk do të ndodhë kurrë, çfarë do të bënin shqiptarët? Do të thoshin se tani serbët janë djem të mirë?”.
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?