Në Kuvendin e Kosovës, ku po diskutohet për 53 milionët e Bechtel-Enka’së. Deputetët nga opozita po kërkojnë nga Qeveria që ta bëjë publike kontratën me Bechtel-Enkan. Por kryeministri Haradinaj tha se kontrata nuk mund të publikohet ngase nuk është nënshkruar nga Qeveria Haradinaj.
Kryeministri Haradinaj tha se nuk kanë ndonjë arsye për mos-publikim të kësaj kontrate. Por ai deklaroi se nënshkrimi i saj nuk është bërë nga qeveria që ai udhëheq.
“Ka qenë e dhimbshme vendimi. Ju po folni për kontratë, por kush jeni në politikë e dini që nuk e kam nënshkruat unë këtë kontratë. A e merr vesh, nuk e kamë nënshkrua unë këtë kontratë dhe kjo Qeveri nuk e ka nënshkru. Kjo qeveri nuk guxon me e publiku një kontratë. Unë nuk kam ndonjë arsye që mos me e publiku një kontratë me Bechtel-Enkan”, ka thënë Haradinaj pas insistimit të deputetëve për publikimin e kontratës.
“Me më thanë mu nuk po e publikon kontratën se ka ndonjë behane, po më habitni pak. Çfarë zori ka kjo qeveri që mos me e publiku. Unë e kuptoj shqetësimin e gjithkujt”, ka thënë në fund Haradinaj.
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...