Akuzat e drejtuara së fundi ndaj Qeverisë Kurti për nepotizëm, morën hov të madh në opinionin publik pasi që premtimet e Vetëvendosjes mbi luftën kundër nepotizmit, u shuan me të ardhur në pushtet, raporton arbresh.info.
Kritikat për punësime mbi baza partiake apo familjare, u bënë edhe më të ashpra pas një konkursi në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).
Punësimet e familjarëve, e jo të aktivisteve të kamotshëm sipas njohësve të rrethanave politike në vend, kanë ngritur “rebelimet” e tyre.
Njohës të çështjeve politike thonë se aktivistët e Lëvizjes Vetëvëndosje ndjehen totalisht të zhgënjyer.
Analisti politik, Nexhmedin Spahiu për arbresh.info tha se mos përfitimi nga partia e tyre në pushtet ka bërë që aktivistët e LVV-së të dëshpërohen.
“Është duke u vazhduar me të vjetrën dhe është një zhgënjim total i aktivistëve me mos përfitimin e tyre nga fakti se partia e tyre është në pushtet. Ndërsa çështja e nepotizmit nuk është vetëm tek Qeveria Kurti, pasi që ka qenë tek të gjitha qeveritë. Ndërsa sa i përket qytetarëve ata veç janë të zhgënjyer me qeverisjen Kurti dhe këtë e kanë treguar në zgjedhjet lokale kur 2\3 e tyre që e kanë votu në zgjedhje lokale votuan për partitë e tjera”, tha Spahiu.
Në anën tjetër analisti Bekim Kabashi, për arbresh.info deklaroi se vetë premtimi për luftim të nepotizmit po shihet të ketë qenë vetëm për joshjeje të elektoratit.
“Jo vetëm gjate kësaj qeverisje, por edhe në kohën kur qeveriste me Prishtinën, kjo parti politike kishte favorizuar akomodimin nëpër vende të punës aktivistet e partisë dhe familjaret e tyre, në kundërshtim me të drejtën për të trajtim dhe kushte të barabarta për konkurrim të vendeve të punës. Tani rasti i fundit me punësimet në KEK, dhe institucione tjera publike është një vazhdimësi e logjikes së qeverisjes se kryeqytetit”, deklaroi Kabashi, duke shtuar se pakënaqësia sigurisht se do të shkojë duke u rritur, sidomos te ata që kanë krijuar pritje më të mëdha kur e kanë mbështetur Vetëvendosje të vije në pushtet.
Sipas tij, në rastet kur një parti politike nuk arrijnë të krijojë hapësira për shumë njerëz që shpresojnë, sidomos në punësim, por vetëm për një grup të vogël, atëherë zhgënjimi te mbështetësit është i dyfishtë.
“Për arsye se, ata përveç se janë të zhgënjyer se nuk po u realizohet pritja, ndihen edhe të diskriminuar e tradhtuar, se dikush nga rrethi i tij me kontribut të barabartë po favorizohet kundrejt tij”, deklaroi Kabashi.
Nuk është vetëm konkursi në Korporatën Energjetike të Kosovës, por edhe në emërimet nëpër borde të ndërmarrjeve publike janë hasur emra të familjarëve të pushtetarëve aktual./S.D/arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit