Nëntogeri i Forcës së Sigurisë të Kosovë (FSK), Genti Koqinaj, diplomoi në “Kursin Bazik të Oficerëve për Komunikim” në SHBA, ku si shpërblim për rezultatet e treguara gjatë këtij trajnimi, nga shefi i Shtabit të “Cyber Center of Excellence” në bazën Fort Gordon mori çmimin “Col. Alan C. Dexter”, çmim ky i cili i jepet studentit ndërkombëtarë më të mirë të klasës, që tregon performancë të jashtëzakonshme akademike dhe udhëheqëse, shkruan arbresh.info.
Nëntogeri Koçinaj, Kompania e Komunikimit të FSK-së, kursin bazik të oficerëve për komunikim e ka filluar nga data 22 Shkurt 2017 dhe e ka përfunduar më 21 Qershor 2017, në Shkollën e Sinjaleve të Ushtrisë Amerikane, në Fort Gordon, Georgia, ku pjesëmarrës kanë qenë 53 kadetë nga shtete të ndryshme të botës, si nga Amerika, Kosova, Hungaria, Arabia Saudite dhe Bosnja e Hercegovina.
Ky kurs SBOLC, ka qenë i ndarë kryesisht në dy pjesë: pjesa e njohurive të përgjithshme për oficer dhe pjesa e njohurive specialistike për fushën e komunikimit.
Pjesa e parë e kursit ka përmbajtur tema si: procedurat e udhëheqjes së trupave, menaxhimi i trajnimit të njësisë, taktikat me njësi të vogla, operacionet paqeruajtëse, operacionet e mirëmbajtjes, operacionet me konvoj, navigim tokësor, kualifikim në gjuajtje me armë etj.
Ndërsa pjesa e dytë ka përfshirë temat, si: WIN-T (Warfighter Information Network – Tactical), IT essentials, Hyrje në Rrjeta, Siguria kibernetike, shpërndarja e energjisë elektrike, PVMU dhe roli i S6, CPOF, TOCNET dhe zhvillimi i karrierës së oficerëve të komunikimit. Dy javët e fundit të trajnimit kanë kulminuar me Planifikim të Ushtrimit Fushor dhe realizim të Ushtrimit Fushor 5 ditor.
“Gjatë zhvillimit të këtij trajnimi pjesëmarrësit kanë marrë pjesë rregullisht në ushtrime fizike si dhe janë sprovuar me role dhe pozita të ndryshme, duke përfshirë këtu; S1, S2, S3, S4, S6, komandant togu, udhëheqës skuadre apo udhëheqës ekipi. Pas rezultatit të treguar nëntoger Koqinaj është caktuar dy herë në pozitën e komandantit të togut, pozitë kjo e cila zakonisht është e rezervuar vetëm për oficerë amerikan dhe jo ndërkombëtar,” bënë të ditur Ministria e FSK-së.
Nëntoger Koqinaj, gjatë kësaj periudhe ka arritur që krahas këtij kursi të ndjek edhe trajnimin shtesë për Mbrojtje të Afërt Luftarake, ku është certifikuar për nivelin e parë të këtij programi./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?