Sot Kosova shënon nëntë vjet pavarësi. Por, qytetarët e vendit ende mbeten të izoluar, në pamundësi për të lëvizur lirshëm. Papunësia dhe gjendja e rëndë ekonomike ka bërë që qytetarët e këtij vendi në nëntë vite pas, të vetmen shpresë ta shohin ikjen nga Kosova, në kërkim të një jete më të mirë. Vendi, as në këtë nëntë vjetor nuk e ka Ushtrinë e saj.
Nisur nga këto tema bazë që reflektojmë pas nëntë vitesh kur vendi u shpall i pavarur dhe Republikë në vete, analisti Imer Mushkolaj thotë se Kosova sot nuk është vendi për të cilin kishin ëndërruar qytetarët e saj.
“Po t’i pyetnim qytetarët e Kosovës kur u shpall pavarësia se si e shohin Kosovës pas nëntë vjetësh, nuk do të thoshin se do ta shihnin kështu siç është tash, fatkeqësisht. Nëntë vjet nuk janë pak për zhvillimin e një shteti, respektivisht për zgjidhjen e disa problemeve me të cilat ne ballafaqohemi ende në mënyrë kronike. Gjatë këtyre viteve janë zhvilluar ekonomikisht dhe në aspektin social më shumë vetë politikanët se sa që janë zhvilluar qytetarët. Në fakt unë besoj që gjendja edhe financiare, ekonomiko sociale, e njerëzve nuk është që është përmirësuar prej atëherë, pavarësisht që tash nëntë vjet zyrtarisht kemi shtet. Dhe gjatë këtyre viteve edhe arsyetimet e politikanëve sikur ende vazhdojnë të jenë me atë idenë se ende jemi shtet i ri. Ndërkohë është shumë lehtë që të thuhet kështu, por është shumë vështirë që të punohet dhe nuk është punuar sa duhet në asnjë aspekt. Ne ende nuk e kemi një shtet tamam shtet, në kuptimin e integritetit dhe territorial, mirëpo edhe integritetit dhe politik e juridik. Ne vazhdojmë të ballafaqohemi me çështje thelbësore siç janë papunësia e madhe dhe mos zhvillimi ekonomik. Ndërkohë që politikanët vazhdojnë ta kenë plot gojën pavarësi, shtet. Unë besoj që gjatë këtyre nëntë vjetëve, ka mundur të punohet më shumë. Kjo nuk është bërë. Mund të shkojnë dhe nëntë vjet tjera, mirëpo me këtë mendësi politike, me këtë klasë politike nuk do të ndodh fatkeqësisht asgjë”, tha ai.
Mushkolaj thotë se qytetarët kanë shpresuar që pas pavarësisë do të kenë një jetë me të dinjitetshme, të cilët, fatkeqësisht, as sot nuk e kanë. Ai thotë se me gjendjen e krijuar tash e sa vite, qytetarët e shohin Kosovën si një vend nga i cili me dëshirë do të iknin.
“Qytetarët të paktën kanë shpresuar për një jetë me të dinjitetshme, e fatkeqësisht nuk është se është mbërri ky nivel i jetës më të dinjitetshme. Përkundrazi, qytetarët tash e shohin Kosovën jo si një vend në të cilin me dëshirë do të vazhdojnë të jetojnë dhe të punojnë, por si një vend nga i cili me dëshirë do të ikin sa më larg. Kjo jo për fajin e tyre, por për fajin e atyre që e kanë udhëhequr shtetin, për fajin e kësaj klase politike e cila qëllimin kryesor duket se e ka pasur se si të pasurohet për vete dhe familjarët e tyre, e jo për një krijimin e një jetë shumë më të mirë për qytetarët. Kjo po shihet dhe besoj që secili prej nesh, secili prej qytetarëve e ndjejnë në çdo hap se kjo nuk është Kosova që e kanë dëshiruar, mos të them që e kanë ëndërruar”, tha ai.
Edhe Driton Selmanaj, nga “Demokracia Plus”, tha për KosovaPress se Kosova në kontekstin e brendshëm ka një lloj destabiliteti dhe polarizim të skajshëm të skenës politike, në vend që të ndodhte e kundërta. Ndërsa edhe politika e jashtme, sipas tij, sikur ka ngel në vend, po vend numëron. E, siç thotë Selmanaj, nëse krejt kësaj i shtohet dhe problemi tjetër, që Kosova ka që nga shpallja e pavarësisë, e që është shtrimi i sovranitetit të plotë në tërë territorin e republikës së Kosovës, tregon që përkundër që po hyjmë në dekadën e parë të shtet ndërtimit, Kosova po ballafaqohet me sfida të cilat nuk janë lehtë të kalueshme.
“Akoma Kosova vazhdon të jetë në stadin alarmant të korrupsionit, krimit të organizuar, shëndetësi për toke, arsim jo cilësor, vende të reja të punës pak shumë. Perspektiva e këtij vendi ose shpresa e të rinjve për të gjetur vend pune, akoma nuk është e nivelin të duhur. Ata akoma e shohin daljen jashtë si të vetmen perspektivë për jetën e tyre. Akoma nuk e shohin Kosovën si atdhe të tyre që ofron perspektivë dhe jetë të dinjitetshme. Unë mendoj që kjo klasë politike, dhe jo vetëm kjo klasë politike, duhet të bëjë investimin maksimal që të kthejë besimin e qytetarëve në institucione dhe në vet projektin e shtetit të Kosovës. Në të kundërtën mendoj që Kosova gradualisht po e kthen qytetarin e Kosovës në një depresion kolektiv, ku njerëzit nuk zgjedhin më formë dhe mjete si të realizojnë një të drejtë të tyre për të ik nga ky vend. Nuk është kjo Kosova për të cilën kemi luftuar, kemi vuajtur dhe sakrifikuar dhe kemi menduar që jeta jonë do të jetë e dinjitetshme. Ne shohim njerëz gjithmonë e më shumë të lodhur, të mërzitur, të zhgënjyer në maksimum ndaj secilit segment të jetës në Kosovë. Dhe kjo duhet të ishte alarmante sidomos për skenën politike. Por aq sa po e shoh unë këtë klasë politike, duket sikur nuk është në frekuenca të njëjta me hallet e popullit. Ndoshta luksi që i ka kapluar ata qoftë nga jeta publike që bëjnë, nga të ardhurat që marrin, sikur i ka larguar nga jeta dhe problemet reale në Kosovë”, tha Selmanaj.
Ndërsa deputeti i Kosovës nga radhët e PDK-së, Adem Grabovci, thotë se Kosova ende nuk është ajo të cilën e dëshirojmë, por të arriturat e Kosovës për këto nëntë vite janë evidente.
“Kosovën sot pas nëntë viteve të shpalljes së pavarësisë nuk është ajo Kosova që kemi dëshirua dhe dëshirojmë ta kemi, por është një Kosovë krejtësisht ndryshe. Është një Kosovë me një perspektivë të mirë evropiane, euroatlantike, që janë krye shumë punë, por ka edhe shumë për të bërë, për të punuar dhe për të hapur perspektivë edhe më të shpejtë dhe më të ndritshme për çdo qytetar të republikës së Kosovës. Është shumë normale që në Kosovë nuk është arritur ajo që dëshirojmë, sepse ne synojmë shumë më shumë se sa kemi arritur deri këtu. Por të arriturat e Kosovës për këto nëntë vite janë evidente. Janë jashtëzakonisht të mëdha duke pasur parasysh rrugëtimin e Kosovës, pengesat dhe sfidat nëpër të cilat ka kaluar”, tha Grabovci.
Deputeti tjetër i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e partisë opozitare AAK, Rrustem Berisha, thotë se kjo nuk është asfare Kosova për të cilën luftuam.
“Në krahasim siç kemi qenë nuk është keq. Por, ku kemi pas me arrit nuk jemi dhe aty mirë. Mendoj se kemi pasur mundësi shumë më shumë për të bërë, për shtetin, popullin tonë. Rezultatet nuk janë me u lavdërua aq shumë. Sepse realisht nuk është ajo Kosovë për çka kemi luftua… Është papunësi e madhe, zhvillimi ekonomik është i dobët, arsimi nuk është mirë. Nuk ka zhvillim ekonomik pa arsim të mirëfilltë. Sundimi i ligjit po ashtu nuk është në nivelin e duhur. Mendoj se nuk është një sferë që kishim muajt me u lavdërua. Sigurt që s’kanë bërë shumë, kjo po vërehet në çdo hap me qytetarët. Çdo bisedë që kemi me ta e kemi mundësinë të dëgjojmë prej tyre, na tregojnë se janë të pakënaqur. Rinia jonë po e lëshon vendin sepse nuk po sheh perspektivë këtu”, tha Berisha.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...