Janë bërë 9 vjet kur në Bruksel ishin nënshkruar marrëveshjet me Serbinë, si ajo për Asociacionin, Telekomin dhe lëvizjen e lirë, pra për hapjen e urës mbi Ibër. Analistët kosovarë vlerësojnë se hapja e urës duhet të bëhet por që ky akt të bëhet në bashkëpunim me aleatët ndërkombëtarë.
Të dielën janë bërë fiks 9 vjet prej kur është nënshkruar marrëveshja për energjinë, Telekomin, themelimin e asociacionit dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve në urën mbi lumin Ibër.
Kur kanë kaluar 9 vjet prej se është hedhur firma mbi letër, kjo urë vazhdon të mbetet e mbyllur për qarkullim të automjeteve.
Ndër vite, mbi këtë urë ishin vendosur pengesa nga më të ndryshmet.
9 vjet pas, mbi këtë urë janë rikthyer punimet. Kësaj radhe jo për të larguar pengesa, por për të bërë matje rreth qëndrueshmërisë së urës.
Raporti fillestar që u publikua dy javë më parë vlerësoi se ura mbi Ibër është e qëndrueshme, ndërkohë që ende nuk ka një datë kur kjo urë mund të hapet për qarkullim të automjeteve.
Njohës të proceseve politike vlerësojnë se hapja e urës, nuk duhet te bëhet pa koordinim me ndërkombëtaret, sepse pasojat mund te jenë të mëdha.
“Edhe pse ka pasur dakordime të mëhershme për hapjen e urës, jemi në vitin 2024 dhe ura akoma është e mbyllur për mjete motorike. Megjithatë mendoj se ka pasur një avancim që nga ajo kohë kur ishte e mbyllur tërësisht dhe nuk kishte mundësi me qarkullua as qytetarët. Mendoj se nuk duhet të ngutemi, pa dakordim me faktorin ndërkombëtar ta hapim urën, sepse jemi shumë afër dhe me një koordinim me komponentë të sigurisë, EULEX dhe KFOR, dhe me përkrahjen e SHBA-së, ura mund të hapet shumë shpejt”, tha Fidan Ukaj, analist.
“Hapja e urës si çështje duhet të mendohet mirë se çfarë konsekuencash mund të ketë, qoftë në aspektin e raporteve ndërkombëtare, por edhe në mënyrën se si kjo shihet të bashkësia ndërkombëtare. Kosova në kuadër të forcimit të funksionimit të subjektivitetit të vet, duhet të ndërmarrë çdo veprim që është ligjor dhe institucional, dhe edhe kjo që po deklarojmë, është konfrom një marrëveshje të arritur paraprakisht me palën ndërmjetësuese”, thotë Dorajet Imeri, analist.
Për mundësinë e hapjes së urës kryeministri Kurti ditë më parë tha se nuk do t’i befasojnë aleatët ndërkombëtarë, megjithatë Kurti tha se kjo çështje nuk mund të zvarritet deri në pafundësi.
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...