Një vajzë e moshës nëntë vjeçare është goditur nga një veturë në Skenderaj.
Nga ky aksident ka pësuar lëndime trupore e cila është dërguar për trajtim mjekësor.
Kështu bëri të ditur për arbresh.info, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.
“Sonte rreth orës 17:20, në fshatin Klinë e Mesme të Skenderajt, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësorja (fëmijë) i moshës 9 vjeçare ka pësuar lëndime trupore. E njëjta është dërguar për trajtim mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, tha Zahiti./arbresh.info/
Ishte i dënuar me burgim për dhunë në familje dhe dy vepra t...
Granti prej 100 mijë eurosh, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj...
Gërvalla deklarohet e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...
Edi Rama ndan foto nga Unaza Verilindore e Tiranës