Nëntë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në mesnate në Klinë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, ku tha se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës.
“Rreth orës 00:00 ka ndodhur një aksident në Klinë në mes dy veturave. Si pasojë e aksidentit 9 persona kanë pësuar lëndimë trupore. Të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal për tretman mjekësor. Ndërsa për rastin është duke u marur njësia e trafikut rajonal”, ka thënë Rugova./Arbresh.info
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...