DokuFest ka njoftuar se tetë nga nëntë këta filma janë shfaqur këtë vit në edicionin e 23-të, ndërsa Queendom ishte pjesë e festivalit vitin e kaluar.
Sipas njoftimit, filmat në fjalë janë përzgjedhur për listën e gjatë të Çmimeve Oscar 97-të, duke shënuar një tjetër moment historik të jashtëzakonshëm për festivalin, shkruan Arbresh.info.
Filmat e përzgjedhur janë:
Kategoria Dokumentar i Gjatë: “Hollywoodgate”, “No Other Land”, “Queendom”, “Soundtrack to a Coup D’Etat”, “Sugarcane” dhe “Union”.
Kategoria Dokumentar i Shkurtër: “Incident” dhe “Until He’s Back”.
Kategoria e Filmit të Shkurtër Narrativ: “The Masterpiece”.
“Ky vlerësim i jashtëzakonshëm është një dëshmi e programimit unik dhe të kujdesshëm të DokuFest, i cili vazhdon të mbështesë tregime inovative dhe t’u japë hapësirë zërave të ndryshëm në botën e filmit dokumentar dhe të shkurtër. Çdo vit, festivali paraqet një përzgjedhje të jashtëzakonshme filmash, shumë prej të cilëve vazhdojnë të marrin njohje ndërkombëtare dhe çmime prestigjioze, përfshirë edhe nominimet për Oscar.”, thuhet në njoftim.
“DokuFest mbetet i përkushtuar për të mbështetur talentet e reja përmes programeve të dizajnuara me kujdes, duke u ofruar regjisorëve mundësi për të lidhur filma të tyre me audienca ndërkombëtare dhe liderë të industrisë. Përkushtimi i festivalit për të promovuar zëra të rinj dhe narrativa të fuqishme garanton se ai vazhdon të jetë një platformë e rëndësishme për filma që rezonojnë globalisht.”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...